Maqedoni
AShMAA, strategji të re për fushatën mediatike
15.05.2017 17:16
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale filloi aktivitetet për përpilimin e një strategjie të re të fushatës mediatike audio-vizuale për periudhën 2018-2022....

Drejtori i AShMAA, Zoran Trajçevski, pret që të përpilohet një strategji ambicioze dhe cilësore e cila do të kontribuojë deri në vitin 2022, që të përmirësohen ndjeshëm një numër i madh i aspekteve në fushën e mediave.
“Agjencia konsideron se strategjia duhet që të orientohet drejt gjashtë fushave,: pavarësinë profesionale dhe redaktuese të mediave, mbrojtjen dhe zhvillimin e pluralizmit mediatik, mbrojtjen e të drejtave të njeriut të përmbajtjeve mediatike, sigurimin e kushteve për rritje dhe zhvillim të tregut dhe konkurrencës si dhe zhvillimin e arsimimit mediatik. Në kornizën rregullatore AShMAA nevojitet që të konfirmohen nevojat për ndryshime në rregullativën mediatike dhe orientime për ndryshime eventuale, si dhe që të bëhet revizion për paraqitje zgjedhore mediatike. Prioritete do të jenë fushat që do të konfirmohen në proces të përbashkët konsultativ me të gjithë faktorët relevantë”,- deklaroi drejtori i AShAAM, Zoran Trajçevski.
Afati përfundimtar për strategjinë, sipas Trajçevskit, varet shumë nga ajo se kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Afati më i hershëm në të cilin mund të jetë gati strategjia është fundi i vitit, ndërsa më vonë deri në fund të kuartalit të parë të vitit të ardhshëm.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
