Prokuroria, padi ndaj 5 ish-kryetarëve të komunave
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Drejtorisë për Polici Financiare...

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Drejtorisë për Polici Financiare ka pranuar 5 padi penale kundër ish-kryetarëve të komunave Strugë, Shën Nikollë, Dibër, Studeniçan dhe Dolnen, si dhe ndaj një personi fizik dhe një juridik.
Paditë penale janë ngritur nën dyshimin e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë marrëveshjeve për furnizime publike”.
Prokuroria Themelore Publike gjithashtu ka ngritur padi edhe kundër një ish-drejtori të NLB “Tutunska Banka”, si dhe një drejtori aktual të kësaj banke.
Prokuroria Themelore me padi edhe ndaj një ish-ministri, avokat, noter dhe persona të tjerë, përfshi edhe një shtetas të Sllovenisë, për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
