Botë
Serbia, Bosnja dhe Kroacia vështërsi nga vërshimet
27.05.2014 19:09
Moti i keq i shoqëruar me shi dhe breshër dje e goditi Kraguevacin...

Moti i keq i shoqëruar me shi dhe breshër dje e goditi Kraguevacin, ku u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
Për vetëm një orë në Kraguevac kanë rënë 59 litra shi në metër katrorë, ndërsa era ka lëvizur me shpejtësi prej 60 kilometra në orë. Në orën 20 sipas kohës lokale, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa janë evakuuar 48 persona.
Të gjithë janë sistemuar në Qendrën Geronotologjike dhe në Panairin "Shumadia". Ka objekte të përmbytura industriale dhe shtëpi private.
Dëmi më i madh është shkaktuar në infrastrukturë dhe një në numër të madh objektesh banimi, ku uji arriti dhe deri në një metër. Edhe Bosnja vazhdon të përballet me rreshje të mëdha dhe për pasojë edhe me vërshime.
Një varrezë e panjohur masive nga koha e luftës në Bosnjë e Hercegovinë është zbuluar në afërsi të qytetit Doboj pas shiut të rrëmbyeshëm dhe erozionit të tokës.
Mediat e Bosnjës kumtuan se varrezat në bregun e lumit Bosnja rastësisht janë zbuluar nga elektroinxhinierët, të cilët e kanë bërë elektroinstalimin në afërsi të urës së vjetër në Doboj, në Bosnjën Verilindore.
Supozohet se në varreza janë varrosur myslimanë boshnjakë nga fshati Jabllanicë, afër qytetit Maglaj.
Këta persona llogariteshin si të zhdukur që nga vera e vitit 1992. Pas vërshimeve, Kroacia dhe Serbia përgatisin marrëveshje për mbrojtje nga katastrofat natyrore dhe civilizuese dhe mënjanimin e pasojave të tyre, ndërsa kjo marrëveshje është para nënshkrimit, shkruan sot gazeta “Politika”. Teksti i marrëveshjes është dakorduar në fund të këtij viti.
Kroacia dhe Serbia së bashku në të ardhmen do të luftojnë kundër përmbytjeve, kështu janë dakorduar edhe në takimin e përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Jetesës së Serbisë dhe Ministrisë kroate të Bujqësisë dhe ujërave kroate gjatë uikendit të kaluar.
VLORA LATIFI - TOPOJANI
