Botë

Zbuloi kartelet e drogës, ekzekutohet gazetari i famshëm meksikan

16.05.2017 10:59

Është ekzekutuar gazetari dhe shkrimtari i famshëm meksikan, Javier Valdez...

50 vjeçari mori Çmimin e Lirisë Ndërkombëtare për Shtyp nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në vitin 2011 për mbulimin që i bëri temës së trafikut të drogës. Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë gjatë këtij viti.
 
“Detyra jonë kryesore tani është të mbrojmë anëtarët e tjerë të gazetës Seminario dhe të kujdesemi për familjen e Javierit”,- deklaroi prokurori publik në Sinaloa – Meksikë, Juan Jose Rios.
 
“Statusi apo fama e një gazetari nuk janë të rëndësishme. Ata që duan të vrasin, eventualisht do t’ia arrijnë qëllimit. Pra, ky nuk është sulm ndaj personit, por ndaj profesionit tonë dhe ndaj të gjithë gazetarëve në Meksikë”,- theksoi Jan-Albert Hootsen nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve - Meksikë. 
 
Javier e parandiente rrezikun e profesionit të tij, në promovimin e librit për drogën vitin e kaluar ai tha: “Të jesh gazetar është sikur të jesh në listën e zezë. Edhe pse mund të keni anti-plumb dhe truproje, bandat do të vendosin se në ç’ditë do t’ju vrasin”. 
 
Gjatë tre dekadave në profesion, ai shkroi gjerësisht mbi trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa, që është përgjegjës për rreth 25% të të gjitha ilaçeve ilegale që hyjnë në ShBA nëpërmjet Meksikës. Themeluesi i kartelit, Joaquin Guzman, i njohur edhe si “El Chapo”, u kap në vitin 2014 dhe aktualisht është në burg duke pritur gjykimin në ShBA. 38 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga 1992.
 
LEUNORA KALIQI