Maqedoni
M.SH. formon “Dhomën e situatave”
27.05.2014 19:11
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë...

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë do të krijon të ashtuquajtura “Dhoma të situatës “, të cilat do të jenë të gatshme që në situata të caktuara të krizave, të intervenojnë.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, krijimi i dhomave të tilla do të mundëson ndjekjen, analizimin e situatës së përgjithshme shëndetësore në nivel republikan, si dhe do të jep sugjerime dhe do të ndërmerr hapa konkrete në tejkalimin e krizave eventuale shëndetësore.
“Biseduam për një temë shumë interesante, që është e ndërlidhur me ndryshimet klimatike, biseduam për formimin e një “dhome për situata”, dhomë kjo e cila në situatë krizash do të definojë kush duhet ç’farë roli të ketë dhe ç’farë masa të ndërmerren në momente të caktuara krize . Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mjaft përvojë në krijimin e dhomave të këtilla të situatës, andaj ne na ndihmon që këtë përvojë ta inkorporojmë edhe në sistemin tonë shëndetësor, që do të ballafaqohet me çfarëdo sfide shëndetësore në nivel qendror”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
“Ndryshimet klimatike nuk kanë kapluar jo vetëm pjesën e mediteranit, por edhe pjesën veriore. OBSH-ja bashkëpunon me zyrën e mediteranit verior, me qëllim të ndjekjes së situatës në tërësi dhe ndërmarrjes së masave të caktuara në momente të caktuara. Ethet e Nilit dhe sëmundja e Malarjas janë sëmundje të cilat janë prezent në Greqinë jugore, në Italinë jugore, por vazhdojnë të lëvizin drejt pjesëve veriore, andaj duhet të jemi të vetëdijshëm për prezencën dhe përhapjen eventuale të këtyre sëmundjeve”, tha nga OBSH-ja, Agis Soros.
Këto deklarata u dhanë në kuadër të hapjes së grupit punues mbi strategjinë e OBSH-së Shëndet 20/20, ku sipas Ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar në krijimin e planit operativ, që do të zgjasë deri në vitin 2020, plan ky që parasheh në mënyrë të detajuar zhvillimin e shëndetësisë publike në vend me masa konkrete dhe plan aksionar për zbatimin e reformave bazuar në strategjinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
ZEJXHANE OSMANI
