Botë
Uashington, Erdogani takon sot presidentin Trump
16.05.2017 12:03
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takon sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...

Erdogan para vizitës ka deklaruar se vizita e tij në ShBA mund të shënojë një “fillim të ri” në marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s, të cilat janë lëkundur me vendimin e ShBA-së për të armatosur forcat kurde në Siri.
Ankaraja konsideron se kurdët në Siri kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup i shpallur terrorist, i cili ka luftuar forcat turke me dekada. Erdogan, i cili ka pasur marrëdhënie të tensionuara me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, tha se takimi me Trumpin mund të jetë vendimtar. “Këtë vizitë në ShBA e shoh si fillim të ri në marrëdhëniet tona”,- tha Erdogan.
