Maqedoni

IRI: PPS rrit mbështetjen te qytetarët

16.05.2017 12:32

Prokuroria Speciale Publike gëzon mbështetje prej 53% të qytetarëve, gjë që tregon se në krahasim me anketën e bërë në nëntor të vitit të kaluar...

Prokuroria Speciale Publike gëzon mbështetje prej 53% të qytetarëve, gjë që tregon se në krahasim me anketën e bërë në nëntor të vitit të kaluar besueshmëria ndaj institucionit të Katica Janevës është rritur për 2%.

Kështu ka rezultuar anketa e Institutit Republikan Ndërkombëtar IRI, të realizuar në mars të këtij viti, në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët. Besueshmëri më të ulët në opinion ka Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit tek i cili kanë besueshmëri vetëm 15% e qytetarëve.

Partitë politike kanë besueshmëri prej 16%, gjyqësori 21%, mediat 21%, Prokuroria Publike 22%, Kuvendi 23%, Komisioni Shtetëror Zgjedhor 25%, Komunat 28%, Qeveria 29%, Sistemi Shëndetësor 36% dhe presidenti 35%.

Sipas anketës, për 57% të qytetarëve nuk ekziston shtet i së drejtës në Maqedoni. Numri më i madh i qytetarëve presin nga Qeveria e re që të punojnë në punësimet e reja – 38%, t’i japë fund krizës politike – 29% dhe ta zhvillojë ekonominë 32%.