Botë
Jemen, kolera u ka marrë jetën 184 personave
16.05.2017 12:45
Kolera u ka marr jetën 184 njerëz në Jemen që nga muaji i kaluar, bën të ditur Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq...

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Sana dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Sana kontrollohet nga lëvizja e armatosur Huthi, e cila lufton forcat qeveritare.
Mbi 10,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga lufta dyvjeçare në Jemen, e cila po ashtu ka shkatërruar infrastrukturën e vendit. Kryqi i Kuq tha se janë raportuar edhe 11,000 raste të dyshuara të kolerës.
