Botë
ShBA, akuza ndaj Asadit për ekzekutime masive
16.05.2017 13:16
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad...

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për vrasje masive të mijëra të burgosurve dhe djegie të kufomave në një krematorium të madh jashtë kryeqytetit.
Departamenti i Shtetit tha se rreth 50 të burgosur në ditë varen në burgun ushtarak Sajdnaja, rreth 45 minuta larg Damaskut. Departamenti publikoi fotografi që tregojnë, siç thuhet, një ndërtesë në kompleksin e burgut, e cila është përshtatur si krematorium.
“Besojmë se ndërtimi i një krematoriumi është përpjekje për të mbuluar shkallën e vrasjeve masive që ndodhin në burgun Sajdnaja", tha diplomati i lartë i ShBA-së për Lindjen e Mesme, Jones Stuart Jones, i cili paraqiti fotografitë satelitore, tha se Qeveria e Assadit "është zhytur në një nivel të ri të shthurjes" me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit. Jones u bëri thirrje dy vendeve të shfrytëzojnë ndikimin e tyre në Siri për të krijuar një armëpushim të besueshëm dhe për të nisur bisedimet politike.
