Maqedoni
Inspektorati shtetëror i pushtetit vendor: Kryetarët, funksion teknik deri në fund të vitit 2017
16.05.2017 14:23
Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale thotë se askush nuk e ka konsultuar deri tani rreth mandatit të kryetarëve të komunave...

Madje nga ky inspektorat akuzojnë Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale se në debatet e organizuara ka sjellë përfundime të pabaza ligjore dhe me interes partiak.
“Sipas Nenit 35, Paragrafi 1 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, mandati i këshilltarëve është 4-vjeçar, pra meqë zgjedhjet e fundit u mbajtën më 23 mars 2013, atëherë mandati i tyre ka përfunduar më 24 mars 2017. Rrjedhimisht, të gjitha vendimet e marra pas kësaj date janë shfuqizuar”,- sqarojnë nga Inspektorati. Por, sipas tyre, “Mandati i kryetarëve të komunave është i rregulluar me Nenin 49 dhe 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ku thuhet se mandati zgjat deri në përfundimin e vitit fiskal, pra deri më 31 dhjetor 2017”.
Inspektorati bën të ditur se kryetarët e komunave kryejnë funksion teknik që nuk guxon të ndalet edhe pse këshilltarëve u ka kaluar mandati.
