Maqedoni
Gjykata Supreme - raporti: Gjykatat kanë punuar në mënyrë efikase
16.05.2017 14:37
Gjykata Supreme prezantoi raportin për punën e gjykatave të Maqedonisë gjatë vitit 2016...

Edhe pse kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, vlerëson se gjykatat shkojnë drejt uljes së numrit të lëndëve hetimore, gjithsesi vitin që lamë pas është vërejtur shtim i lëndëve në gjykatën Shkupi 1 dhe gjykatat themelore në Kumanovë, Negotinë, Kërçovë, Tetovë, Berovë, Vinicë dhe Koçan, por shtimi ka qenë për shkak të grumbullimit të lëndëve nga 2015-ta, e që kanë qenë jo pak por 128.
694 lëndë të mbetura. Për 2016-ën gjykatat kanë pranuar edhe 459.481 lëndë. Gabimisht janë proceduar 437 lëndë, 472.556 lëndë janë zgjidhur, kurse 119.689 lëndë kanë mbetur pa u zgjidhur.
