Maqedoni

Bilall Kasami takoi ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar

16.05.2017 15:15

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian në Maqedoni, Samuel Zhbogar...

Në këtë takim u diskutua për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euroatlantike.

Kasami e njoftoi ambasadorin Zbogar me angazhimin dhe përkushtimin e Lëvizjes BESA që Maqedonia në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane. 

Lëvizja BESA ka informuar ambasadorin Zhbogar se kërkesa e Gjorge Ivanovit, që të ketë garanci me shkrim nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët, krijon një praktikë të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe në veçanti për avancimin e mëtutjeshëm të të drejtave etnike të shqiptarëve.