Maqedoni
Zgjedhja e kryetarit të PPSh-së, anulohet seanca, munguan prokurorët
16.05.2017 15:24
Në mungesë të prokurorëve, për të dytën herë me radhë është anuluar seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë....

Vetëm 7 prokurorë ishin të pranishëm në seancën ku duhej të shpallej konkursi për kryetar të Prokurorisë së Shkupit pas skadimit të mandatit të kryetares aktuale, Gordana Geshkoskës. Seanca e radhës pritet të mbahet më 25 maj.
Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, detyrën e Geshkovskës do ta kryejë zëvendësi i saj, Jovan Cvetanovski. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, nuk sheh problem në zgjatjen e zgjedhjes së prokurorit të ri të Shkupit.
“Nëse merrni parasysh konkurset e kaluara, asnjë nuk ka përfunduar në afat 45-ditor, kjo vlen për kategori të tjera, por jo për prokurorët”,- deklaroi kryetari i Këshillit të PP-së, Petar Anevski.
Anevski përkujton se në 2010-ën prokurorja speciale, Janeva, u zgjodh 8 muaj mbas konkursit. Jozyrtarisht Geshkovska nuk do të konkurrojë më për postin e prokurores publike të Shkupit. Aktualisht, në ingerenca të saj janë lëndët e ngjarjes së 27 prillit në Parlament dhe Prokuroria e Shkupit është në presion të madh për mënyrën se si vepron me këto lëndë.
GYLTENE SINANI
