Maqedoni
Mot i keq në të gjithë vendin, reshje breshëri në Kumanovë
16.05.2017 17:12
Reshjet e shiut kanë përfshirë thuajse gjithë Maqedoninë. Reshjet më të dendura kanë qenë në rajonin e Kumanovës...

Në Sllupçan ka pasur edhe reshje të shumta të breshrit. Në disa pjesë të qytetit të Kumanovës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të defekteve në rrjet.
Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë reshje shiu edhe gjatë ditës së nesërme të përcjella me erë dhe bubullima, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.
Qendra për menaxhim me kriza thotë se nuk ka dëme evidentuara nga moti i lig, por apelon që qytetarët të paraqesin çdo dëm eventual.
