Maqedoni
Dhuna në Kuvend, vazhdojnë dëshmitë e deputetëve të LSDM-së
16.05.2017 17:38
Deputetët e LSDM-së vazhdojnë të japin dëshmitë e tyre në Prokurorinë Publike për sulmin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë...

Lupço Nikollovski, Pavle Bogoevski dhe Muhamed Zeqiri kanë dëshmuar se çdo gjë është e dokumentuar dhe filmuar.
"Mesa e pashë këtu, nuk ka nevojë që ne t’i identifikojmë autorët. Ka filmime, albume me fotografi, çdo gjë është e filmuar, çdo gjë është e dokumentuar, ngel tani që Prokuroria të mos nënshtrohet dhe as të mos mendojë të nënshtrohet në këtë çështje, sepse qytetarët dhe shteti si dhe ndryshimet që po ndodhin fillojnë me zbardhjen e 27 prillit të përgjakshëm”,- deklaroi deputeti i LSDM-së, Lupço Nikollovski.
Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për “pjesëmarrje në turmë”. Vetëm ndaj dy personave rëndon akuza "tentim vrasje" për sulmin ndaj Ziadin Selës.
Prokuroria thotë se po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit.
GAZMEND REXHEPI
