Botë

Prokurorët thonë se sulmi në Dortmund nuk ka "prapavijë terroriste”

16.05.2017 19:01

Zyra e prokurorëve federalë në Gjermani ka thënë se nuk kanë gjetur asnjë të dhënë se sulmi ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund...

Zyra e prokurorëve federalë në Gjermani ka thënë se nuk kanë gjetur asnjë të dhënë se sulmi ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund, ishte “prapavijë terroriste”.
 
“Hetimet e kryera deri më tani nuk kanë treguar asnjë të dhënë që thotë se ky sulm ka pasur prapavijë terroriste”, kanë thënë prokurorët në një njoftim.
 
Letrat e lëna në vendin e ngjarjes sugjeronin se militantët islamikë qëndronin pas këtij sulmi.
 
Prokurorët kanë thënë se besojë se i dyshuari Sergei V., me shtetësi të dyfishtë gjernmano-ruse, i cili u arrestua më 21 prill, e ka kryer sulmi “për arsye të pastra monetare”./evropaelire