Inspektoriati jokompetent për interpretim të ligjit
Ministria për vetëqeverisje lokale ka reaguar në lidhje me komunikatën e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale....

Ministria për vetëqeverisje lokale ka reaguar në lidhje me komunikatën e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale.
Inspektorati për vetëqeverisje lokale nuk ka kompetencë të jep interpretim autentik të ligjeve, as të ligjit për Vetëqeverisje lokale.
Sipas mendimit zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, që është kompetente për zgjedhjet, anëtarët aktuale të këshillave të komunave dhe kryetarët aktual mund t’i kryejnë detyrat e tyre, të garantuara me ligj deri në përfundimin e afatit të përcaktuar me nenin 16 paragrafi 1) i Kodit Zgjedhor, respektivisht deri në përfundim të gjysmës së muajt maj.
Ministria për vetëqeverisje lokale bën me dije se është joparimore që e tërë situata të komplikohet me interpretime të ndryshme të ligjeve,tani kur partitë politike parlamentare kanë bëra përpjekje për zgjidhje urgjente të kësaj çështje dhe kanë arritur pajtim për terminin e mbajtjes së zgjedhjeve, si dhe për vazhdimin e mandateve të kryetarëve dhe të anëtarëve të këshillave me ndryshim të Kodit Zgjedhor thuhet ne reagim.
