Maqedoni

Ivanovi sot në orën 12 ia jep mandatin Zaevit

17.05.2017 11:30

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot në orën 12 zyrtarisht do të ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev...

Informacionin e konfirmojnë edhe nga kabineti i Ivanovit. “Presidenti i Republikës së Maqedonisë, d-r Gjorge Ivanov, sot në orën 12 do të ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaevit”,- thuhet në kumtesën zyrtare nga kabineti i Ivanovit.
 
Sipas ligjit, afati që Ivanov duhet të ndajë mandatin përfundon më 19 maj.