Maqedoni

Gjykata Kushtetuese vendosi që bujqve t’u paguhen subvencionet

17.05.2017 12:07

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbajti seancën e radhës ku është diskutuar për subvencionet e shumëpërfolura të bujqve...

Gjykata vendosi përfundimisht që të shfuqizojë nenet kontestuese të Ligjit për zgjedhje dhe Ligjit për pengimin e korrupsionit, me çka mundësohet pagesa e subvencioneve.
 
Vendimi do të jetë i plotfuqishëm pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë.