Maqedoni
Gjykata Penale përsëri do të vendosë për paraburgimin e Koçanit
17.05.2017 12:23
Gjykata Penale e Shkupit sot do të vendosë për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për paraburgimin e biznesmenit, Sead Koçan....

Gjykata Penale e Shkupit sot do të vendosë për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për paraburgimin e biznesmenit, Sead Koçan, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust” për krim financiar prej 17 milionë eurove.
Gjykata Penale po vendos për së dyti herë për paraburgimin e Koçanit, pasi që të premten e kaluar Gjykata Supreme e Jovo Vangellovskit ka vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike të Marko Zvërlevskit për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe me këtë të fundit i shfuqizoi të gjitha vendimet paraprake të Gjykatës Themelore dhe të Apelit të cilat kishin pranuar kërkesën e PPS-së për paraburgim të Koçanit.
Gjykata Supreme e ktheu lëndën përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 që e njëjta përsëri të vendosë, ndërkaq Këshilli Penal në këtë gjykatë dje shpejtë e zbatoi aktgjykimin dhe lëndën e ktheu që nga fillimi, gjegjësisht te gjykatësi i procedurës paraprake.
