Maqedoni
MPB, intensifikon identifikimin e personave
17.05.2017 12:36
Ministria e Punëve të Brendshme ka intensifikuar identifikimin e personave që mbrëmjen e 27 prillit sulmuan deputetët e Parlamentit të Maqedonisë...

Vetëm dy ditët e fundit janë lëshuar fletëarreste për 25 persona, për të cilët MPB tashmë ka siguruar dëshmi se janë pjesë e huliganëve që rrahën deputetët dhe hynë dhunshëm në Parlamentin e Maqedonisë.
Identifikimi i personave tjerë vazhdon, ndërkohë që ditëve në vijim pritet fletëarreste tjera.
