Maqedoni
Xhaferi pritet sot të dëshmojë në Prokurori
17.05.2017 12:45
Kryetari ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot duhet të japë dëshmi në Prokurorinë Themelore në cilësinë e të dëmtuarit për ndodhitë e 27 prillit në Parlament...

Kujtojmë së në ndodhitë e 27 prillit në Kuvend nga huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët”, u sulmuan dhunshëm deputetë shumicës së re parlamentare, gazetarë dhe u demolua Kuvendi.
Ndërkohë, dje dëshmitë e tyre i dhanë edhe tre deputetë të tjerë të LSDM-së. Ata thonë se prokuroria nuk ka nevojë për dëshmi, pasi filmimet tregojnë qartë se kush rrahu deputetët.
Deri tani, të gjithë të akuzuarit konsiderohen si pjesëmarrës në turmë, vetëm ndaj dy personave ka akuzë për tentim vrasje për sulmin ndaj kreut të LR-PDSh-së, Ziadin Sela.
