Përplasje mes MPL-së dhe Inspektoratit. MPL: Mandati i kryetarëve skadon më 15 maj
Inspektorati për Qeverisje Lokale nuk ka kompetencë të japë interpretim autentik të ligjeve, midis të cilëve edhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, njoftojnë nga Ministria e Pushtetit Lokal...

Në kumtesë Ministria është kompetente për ndjekje të funksionalitetit të sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe shpjegojnë se në pajtueshmëri me mendimin zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, kompetente për zgjedhjet, e dorëzuar deri te komunat dhe Qyteti i Shkupit, anëtarët ekzistues të këshillave të komunave dhe kryetarët ekzistues të komunave mund t'i ushtrojnë kompetencat e tyre, të konfirmuara me ligj deri në përfundim të afatit të caktuar në nenin 16 paragrafi (1) nga Kodi zgjedhor, gjegjësisht deri në fund të gjysmës së parë të muajit maj.
"Ministria e Vetëqeverisjes Lokale konsideron se është tejet joparimore që e gjithë situata në mënyrë plotësuese të komplikohet me interpretime të ndryshme të ligjeve, tani kur pas zgjidhjes urgjente të kësaj çështjeve qëndruan partitë politike parlamentare dhe arritën pajtueshmëri për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, si dhe për vazhdim të mandateve të kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillave me ndryshime në Kodin zgjedhor", qëndron në reagim.
Paraprakisht, Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale informoi se mandati i këshilltarëve në komuna ka skaduar më 24 mars të viti 2017, ndërsa i kryetarëve të komunave mund të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2017.
Inspektorati i Vetëqeverisjes Lokale thekson se interpretimet e paraqitura këto ditë për mandatet e këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave janë arbitrare dhe joserioze me qëllim të manipulimit të vetëdijshëm të qytetarëve.
