Pas suksesit në kampionatin shtetëror, mundësit e KM Liria pranohen nga Mexhiti
Klubi i mundjes “LIRIA” nga Shkupi, i cili fundjavën të cilën e lam pas arriti sukses për lakmi, duke u stolisur me titullin Kampion shtetëror, sot është pranuar nga Kryetari I komunës së Çairit, Izet Mexhiti………

Klubi i mundjes “LIRIA” nga Shkupi, i cili fundjavën të cilën e lam pas arriti sukses për lakmi, duke u stolisur me titullin Kampion shtetëror, sot është pranuar nga Kryetari I komunës së Çairit, Izet Mexhiti, I cili edhe një herë ka dëshmuar se komuna në fjalë nuk do të kursej asgjë për të stimuluar sportistët dhe ekipet nga komuna e Çairit, kur janë në pyetje rezultatet dhe të arriturat e tyre.
“Ju uroj dhe urime të përzemërta për rezultatin e arritur. Çairi vazhdimisht ka patur potencial për sport, sporte të ndryshme dhe dalëngadal po realizohet strategjia jonë, që në Ligën e parë të kemi së paku nga një skuadër nga Komuna e jonë në të gjitha sportet. Vlerësoj se kemi potencial për cilësi, duke filluar nga mundja e deri te tenisi. Mendoj se juve ju takon më së shumti për ta kthyer dinjitetin, krenarinë, me një fjalë për ta kthyer klubin e mundjes atje ku kishte vendin më pare” tha kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti.
Ndërkaq, kryetari klubit të mundjes “Liria”, Betim Vrenezi pas këtij suksesi I cili u arrit në kuadër të kampionatit shtetëror, theksoi se klubi i tij ngadalë, por me hapa të sigurtë po pushton majet më të larta, jo vetëm të mundjes në vend, por edhe të asaj evropiane dhe botërore. Për këtë, dëshmi janë kupat dhe medaljet e fituara këto dy vite të fundit.
“Për një kohë të shkurtë prej 3-4 vitesh, me ndihmën e kryetarit të komunës së Çairit Izet Mexhiti, arritëm të stolisemi me shumë medalje nga manifestime të ndryshme. Jam krenar për këtë sukses të cilin e kam ëndrruar, që të dominojmë në Maqedoni, kur është në pyetje mundja e lirë. Të dominojmë në të gjitha konkurencat, përfshi këtu juniorët, kadetët dhe seniorët. Ajo që na ka munguar nga viti 1984 e arritëm sivjet, kështu që një falenderim I madh I takon kryetarit të komunës për mbështetjen që na I dha dhe të gjithë së bashku ia dolëm të dëshmojmë se Liria akoma “ frymon” dhe do të dominojë me vite të tëra, sië ishte edhe më pare” u shpreh kryetari I K.M. Liria.
Pas këtyre sukseseve, rradhën e kanë turneu I parë memorial I cili do ti dedikohet profesorit të ndjerë Mentaz Allajbegu dhe turneu ndërkombëtarë tradicional “Margaritari I Maqedonisë”, që do të mbahen të shtunën dhe të dielen në palestrën sportive të gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup. (Sami Ademi, TVM2)