Maqedoni
Mogerini dhe Han përshëndesin dhënien e mandatit, BE mbështet Qeverinë e re të Zoran Zaevit
17.05.2017 14:18
Përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politikë të jashtme e BE-së, Federika Mogerini, dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han...

Përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politikë të jashtme e BE-së, Federika Mogerini, dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, e përshëndetën vendimin e presidentit Ivanov që të mandatojë liderin socialdemokrat për formimin e qeverisë së re.
Në njoftimin e përbashkët të zyrtarëve europian thuhet: “Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të sundojë, me qëllim që vendi përfundimisht të dalë nga kriza politike. Presim formimin e shpejtë të Qeverisë, e cila do të jetë e përkushtuar në implementimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinës, si dhe të reformave urgjente. I ftojmë të gjitha partitë parlamentare t’i lënë mënjanë dallimet dhe së bashku të përkushtohen në agjendën reformuese, që vendin ta kthejnë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Këtë e kërkon dhe meriton populli”,- theksojnë Mogerini dhe Han. Ata njëherit shprehin gatishmëri për ta mbështetur qeverinë e re të Zoran Zaevit.
“Ne jemi të gatshëm që ta mbështesim Qeverinë e re, në përpjekjet e saj reformuese”,- theksoi Han dhe Mogerini.
GYLTENE SINANI
