Maqedoni
Në Londër formohet Forum për Maqedoni Demokratike, FMD: Do të promovojmë respektin për të tejkaluar sfida dhe paragjykime historike
17.05.2017 14:54
Në Londër është themeluar Forumi për Maqedoni Demokratike nga komuniteteti i emigrantëve jopartiak të orientuar drejt demokracisë....

Forumi është i hapur me synim për të gjeneruar dhe për të shkëmbyer qëndrime dhe ide që mbështesin një Maqedoni demokratike, të orientuar drejt qytetarëve dhe europiane. Forumi dëshiron të shohë Maqedoninë si një shtet demokratik, progresiv dhe të begatë, një shtet me një demokraci të shëndoshë dhe stabile ku nuk ka diskriminim, dhe të drejtat e njeriut janë të respektuara. Një Maqedoni e integruar plotësisht në strukturat dhe organizatat Euro-Atlantike, aty ku i takon të jetë.
“Maqedonia e ka mundësinë për një fillim të ri.Tani, sëbashku dhe nëpërmjet veprimeve.Ne do të mbështesim, por dhe do të kundërshtojmë, do të ofrojmë lëvdata, por edhe do të kritikojmë. Do të ofrojmë ide, do të shpërndajmë dituri dhe aftësi nga përvojat tona profesionale rreth botës. Do të flasim publikisht, por edhe do të dëgjojmë. Do të jemi një forum që i jep zë komunitetit të emigrantëve që janë të orientuar drejt demokracisë, një zë që deri vonë ka qënë i dëgjuar vetëm nga individë apo grupe të vogla”, thonë nga Forumi për Maqedoni Demokratike.
Forumi, do të promovojë respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë për të tejkaluar sfida dhe paragjykime historike. Do të mbështë dhe do të inkurajojë relacione me të gjitha organizatat tjera të emigrantëve që punojnë në interest të Maqedonisë demokratike. Forumi për Maqedoni Demokratike është një forum i të gjithë atyrëve që jetojnë rreth botës, por flasin me një zë, zërin për një Maqedoni demokratike.
