EKONOMI

Panair i transportit në Shkup

28.05.2014 16:10

Në Panairin e Shkupit prej 28 deri më 31 maj do të prezantohen importues të automjeteve transportuese dhe komerciale…………

Në Panairin e Shkupit prej 28 deri më 31 maj do të prezantohen importues të automjeteve transportuese dhe komerciale, kompani që kryejnë shërbime dhe kompani nga industria për automjetet transportuese. Volvo ,Skania, Iveko ,Man Otokar, Mercedes Benz, dhe Setra janë vetëm disa nga  kompanitë pjesëmarrëse në panairin e tretë për transport të automjeteve transportuese.

““Kargo Maks” është pjesëmarrës tradicional në panair transport dhe logjistikë. Këtë vit marrim pjesë me automjetet tona, konkretisht me 5 automjete”, - deklaroi drejtori i kompanisë “Kargo Maks”, Borçe Arsovski.

“Kriza ekonomike te kompanitë transportuese ndikon në marrëveshjet e tyre në transport, por më shumë u kushtohet rëndësi lejeve Cemt. Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit shitja është rritur për 40%”, - theksoi përfaqësuesi i kompanisë “Volvo”, Vanço Cicakovski.

Partner i manifestimit është Siz, Komunikacioni i Maqedonisë-Amerit, Asociimi më i vjetër transportues  në Maqedoni. Panairi është i hapur çdo ditë prej ora 10 deri më 18, ndërsa Panairin pritet ta vizitojnë 8 mijë deri më 10 mijë vizitor. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)