Kosovë, zyrtarizohen koalicionet parazgjedhore

17.05.2017 19:19

Në Kosovë mbrëmë janë zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit....

Në Kosovë mbrëmë janë zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Në këto zgjedhje partitë kryesore kosovare do të garojnë në tre blloqe: Vetëvendosje do të garojë e vetme, ndërsa në një koalicion do të garojnë PDK, AAK dhe NISMA me kandidat për kryeministër liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Nga ana tjetër, LDK, AKR dhe Alternativa janë koalicioni tjetër me kandidat për kryeministër Avdullah Hotin. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas koalicionit me AAK-në dhe Nisma-n, ka shprehur bindjen se ky do të jetë koalicioni fitues, ndërsa sipas tij PDK-së edhe një herë ka dëshmuar se interesin e Kosovës e vë mbi interesin partiak.

Edhe  Isa Mustafa ka shprehur bindjen për fitoren e koalicionit të LDK-së me partnerët e koalicionit, ndërsa sipas tij kandidati për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, do të punojë më shumë se sa që ka punuar vet ai si kryeministër. Por, nga Vetëvendosje kanë thënë se nuk ua kanë frikën dy koalicioneve pasi besojnë në mbështetjen e qytetarëve.