Maqedoni

Është lënduar rëndë një këmbësor, tetë aksidente dje në Shkup

18.05.2017 11:03

Një këmbësorë ka marrë lëndime të lehta trupore në një prej gjithsej tetë aksidenteve të komunikacionit që kanë ndodhur...

Një këmbësorë ka marrë lëndime të lehta trupore në një prej gjithsej tetë aksidenteve të komunikacionit që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër fatkeqësi lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.
 
Policia dje ka shqiptuar masa kundërvajtëse për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve. Shtatë shoferë  kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 15-të shoferë e kanë ngas automjetin pa patenshoferi, gjegjësisht të pa regjistruar. Janë sanksionuar pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vizëbardhave, gjegjësisht të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë hasur edhe 34 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
 
Me ndihmën e automjetit special "kaçubet", janë larguar 42 automjete./Mia