Maqedoni

Dhuna në Kuvend, shtyhet për më 23 maj gjykimi i të akuzuarve

18.05.2017 12:23

Procesi gjyqësor për të akuzuarit lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, është anuluar...

Seanca e radhës është caktuar për më 23 maj për shkak se në seancë sot nuk u paraqit një i akuzuar. Nëntë të akuzuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit sot duhet të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore Shkupi 1.
 
Të akuzuarit ngarkohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”. Dy prej tyre do të sillen nga paraburgimi, ndërsa dy të tjerë nga arresti shtëpiak. 30 dhunues kanë marrë padi penale, prej të cilëve dy persona akuzohen për “tentim vrasje” të deputetit, Ziadin Sela. Ndërkohë, para godinës së Gjykatës është tubuar një numër qytetarësh të cilët protestojnë në përkrahje të të akuzuarve.