Ndërron jetë papritur Chris Cornell
18.05.2017 13:27
Ka qënë një nga zërat më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit, dhe bëhet fjalë për liderin e Soundgarden, Chris Cornell...

Këngëtari i rrokut ka ndërruar jetë papritur dhe papandehur, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Dhe lajmi bëhet i ditur nga burime shumë pranë këngëtarit. Chris ishte vetëm 52 vjeç, dhe i shtohet shiritit të zi të vdekjeve të këtij lloji: Kurt Cobain vdiq vetëm 27 vjeç, e më pas Layne Staley i Alice in Chains, apo së fundmi Scott Weiland i Stone Temple Pilots./Top Channel
