Venezuelë, intensifikohet dhuna, 50 të vdekur në protesta
Situata në Venezuelë po degradon me ritme të shpejta...
Situata në Venezuelë po degradon me ritme të shpejta, aq sa liderët ndërkombëtarë po e paralajmërojnë rrezikun e një lufte civile.
Shkak për krizën është bërë vendimi i qeverisë për të militarizuar kufirin me Kolumbinë dhe bilanci i viktimave që nga fillimi i protestave kundër presidentit Maduro ka arritur në 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez, ka njoftuar dërgimin e 2.600 ushtarëve në shtetin Tachira, në ekstremin perëndimor të vendit, pak pasi kolegu i tij i Brendshëm, Nestor Reverol, akuzoi “të djathtën fashiste dhe terroriste” se kishte rekrutuar paraushtarakët kolumbianë për të përhapur terror dhe kaos në rajon. Tachira, bastion tradicional i opozitës, është kthyer në qendër të protestave kundër qeverisë së presidentit Maduro, të cilat janë radikalizuar pas vdekjes së dy manifestuesve, mes të cilëve një fëmijë 15-vjeç.
Në orët e fundit, viktimave iu është shtuar një 15-vjeçar tjetër që u prek nga plumbat teksa shkonte të bënte pazar dhe një burrë 30-vjeçar.
