Tiranë, Rama dhe Basha arrijnë marrëveshje

18.05.2017 19:12

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha...

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, kanë arritur marrëveshje, që nënkupton se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje.

Marrëveshja është arritur pasi Basha ka hequr dorë nga qeveria teknike pa Ramën, ndërsa kryeministri ka pranuar ndryshimin e datës së zgjedhjeve, të cilat sipas të gjitha gjasave është rënë dakord të mbahen më 25 qershor.

Marrëveshja e arritur mes mazhorancës dhe opozitës është përshëndetur nga Ambasada e ShBA-ve në Tiranë.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tyre në forcën e demokracisë, Bravo Ramës dhe Bashës për udhëheqjen e tyre personale dhe guximin në arritjen e kësaj marrëveshjeje”,- shkruan  ambasadori amerikan, Donald Lu, pa harrur dhe urimin për kolegët e BE-së, OSBE-në dhe Uashingtonin, për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë.

Marrëveshja u përshëndet dhe nga përfaqësuesja e BE-së dhe OSBE-së.