VMRO-DPMNE: Me rëndësi që Zaevi i dha garancitë
VMRO-DPMNE ka deklaruar sot se për këtë parti më me rëndësi është që ekzistojnë....

VMRO-DPMNE ka deklaruar sot se për këtë parti më me rëndësi është që ekzistojnë garancitë të cilat dje i ka dorëzuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë nga presidenti i shtetit, si dhe që të zhbllokohen proceset.
"Periudha e ardhshme do të tregojë kush do të mashtrohet nga Zoran Zaev. Nëse do të mashtrohen liderët e partive shqiptare të cilët publikisht deklaruan se kanë marrë pajtim nga LSDM-ja për realizimin e elementeve nga Platforma e Tiranës, ose do të mashtrohen qytetarët e Maqedonisë të cilët dje ishin dëshmitarë të garancive të dhëna nga Zaevi se nuk do të realizohen platforma dhe deklarata të huaja",- deklaroi Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE.
