LSDM: Qeveria e re, brenda dhjetë ditësh

18.05.2017 20:30

LSDM-ja e Zoran Zaevit edhe sot ka përsëritur qëndrimin e mandatarit....

LSDM-ja e Zoran Zaevit edhe sot ka përsëritur qëndrimin e mandatarit se në afat prej dhjetë ditësh do të jetë gjithçka gati për formimin e qeverisë së re.

Nga LSDM paralajmëruan se Zaevi në ditët në vijim do të takojë liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, dhe atë të LR-PDSh-së, Ziadin Selën, për të saktësuar ndarjen e resorëve. “Nuk duam që të presim 20 ditë, ne duam që në dhjetë ditët e para t’i përfundojmë këto punë dhe proceset të fillojnë të ecin përpara. Kjo domethënë se ditëve në vijim do të kemi bisedime dhe negociata serioze me partnerët e koalicionit me qëllim që të kemi qeveri funksionale në interes të qytetarëve. Qytetarët mjaft pësuan prej veprimeve të VMRO-DPMNE-së dhe Gjorge Ivanovit”, deklaroi sot Stefan Bogoev nga LSDM.