LSDM, dërgon në kuvend anulimin e testimit ekstern

18.05.2017 19:42

LSDM çon në Kuvend propozimin për heqjen e testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme të vendit....

LSDM çon në Kuvend propozimin për heqjen e testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme të vendit.

Deputeti socialdemokrat Stefan Bogoev deklaroi se kjo parti pret që me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet ligjore dhe që nga ky vit të pezullohet testimi ekstern për nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Premtuam se mes prioriteteve tona të para do të jetë pezullimi i projektit të dëmshëm të ashtuquajtur ekstern që shkaktoi trauma tek nxënësit, strese tek prindërit, gjoba për arsimtarët. Duam t'i mbrojmë nxënësit, prindërit, arsimtarët dhe profesorët që këtë vit, të mos kenë nevojë të kalojnë përmes agonisë nëpër të cilën kalojnë vite me radhë", deklaroi Bogoev.

Sipas tij ky projekt ka dhënë rezultate negative, në vend që të ndikojë në përmirësimin e procesit arsimor, prandaj ftoi të gjitha partit politike që ta mbështesin këtë propozim në interes të nxënësve, arsimtarëve, prindërve dhe qytetarëve.