Maqedoni
Panair për fëmijë dhe prindër në Shkup
19.05.2017 09:05
Panair për fëmijë dhe prindër do të mbahet prej sot deri të dielën në Shkup Siti Moll...

Janë paralajmëruar aktivitete nga më të ndryshme për të gjitha moshat, e posaçërisht për më të rinjtë.
"Janë paraparë gara me shumë dhurata, lojëra ekipore, sfida, karaoke, disko për fëmijë dhe punëtori kreative. Diturinë e tyre fëmijët do të mund ta dëshmojnë në kuiz filmi me pyetje nga filmat për fëmijë ku do të ndahen bileta pa pagesë prë kinema", kumtojnë nga qendra tregtare.
Në mesin e ngjarjeve interesante është edhe gara e familjeve, ku do të garojnë familjet mes veti në kryerjen e detyrave të ndryshme./Mia
