Botë
Kaos në rrugët e Athinës, demonstruesit sulmojnë Parlamentin
19.05.2017 12:21
Qindra e mijëra protestues janë derdhur në rrugën e kryeqytetit grek, Athina, duke kundërshtuar masat e reja të kursimit...

Demonstruesit hodhën koktej molotovi dhe bomba tymuese në drejtim të forcave, ndërsa këta të fundit qëlluan me gaz lotsjellës dhe piper.
Njerëzit kanë dalë rrugëve të kryeqytetit të vendit për të dytën ditë radhazi për të protestuar kundër shkurtimeve të reja të pensioneve dhe rritjes së taksave, të cilat pritet të votohen mesnatën e së enjtes.
Situata u përshkallëzua pasi një grup i vogël demonstruesish të maskuar filluan të hedhin bomba benzine dhe predha të tjerë në Polici. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me sprej piper.
