Maqedoni
ShBA sulmon forcat e Qeverisë siriane
19.05.2017 12:53
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer sulme ajrore kundër milicive që mbështesin qeverinë siriane, e që paraqesin kërcënim për luftëtarët që mbështeten nga ShBA-ja...

Zyrtarët në ShBA kanë thënë se sulmet kanë ndodhur në jug të Sirisë, në afërsi të kufirit me Jordaninë. Një zyrtar amerikan ka thënë se sulmet kanë ndodhur në afërsi të qytetit At Tanf, ku është shkatërruar një tank dhe një bolduzer.
Një tjetër zyrtar kanë thënë se sulmet kanë ndodhur pasi një avion luftarak amerikan ka bërë të shtëna paralajmëruese, me qëllim që të zmbraps luftëtarët nga avancimi.
Një anëtar i forcave rebele siriane, që mbështeten nga ShBA-ja, ka thënë se sulmet kanë goditur një konvoj të milicive siriane, që mbështeten nga Irani, të cilët ishin nisur drejt një baze në At Tanf, që përdoret nga forcat e ShBA-së dhe nga forcat që mbështet Uashingtoni. Aty, sipas këtij zyrtari, janë të stacionuar edhe komandat elite amerikane dhe britanike.
