Maqedoni
Dhënia e mandatit, ShBA: Do të punojmë ngushtë me Qeverinë e re
19.05.2017 14:04
Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e presidentit, Gjorge Ivanov, për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaev...

Ky vendim është hap i rëndësishëm për demokracinë në vend dhe popullin e Maqedonisë, thuhet në urimin e Departamentit amerikan të shtetit.
“Ne do të punojmë me qeverinë e re për t’i tejkaluar sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia, duke përfshirë nevojën për reforma demokratike dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinës. Shtetet e Bashkuara mbeten mik dhe partner i Maqedonisë, dhe ne jemi të përkushtuar për të mbështetur të ardhmen e saj europiane dhe euroatlantike”,- thuhet në urim.
