Maqedoni

Dhënia e mandatit, Italia: Përqendrohuni tek reformat, ju mbështesim

19.05.2017 14:31

Italia ka përshëndetur dhënien e mandatit...

Italia ka përshëndetur dhënien e mandatit, duke e cilësuar një përpjekje të rëndësishme për tejkalimin e krizës së rëndë politike. 
 
“Shpresojmë në formimin e shpejtë të qeverisë së re, të mbështetur nga shumica parlamentare, që do të përqendrohet në sjelljen e reformave të brendshme thelbësore dhe në trazimin e rrugës euroatlantike të vendit. Maqedonia do të vazhdojë të ketë mbështetjen e Italisë, që është kryesuesja aktuale e procesit të Ballkanit Perëndimor”,- ka deklaruar ministri i Jashtëm italian, Anxhelino Alfano.