Maqedoni

VMRO-DPMNE: Populli fitoi, Zaevi e refuzoi “Platformën e Tiranës”

19.05.2017 14:45

VMRO- DPMNE ka akuzuar kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, se me vetëdije mbajti peng krizën në Maqedoni...

VMRO-  DPMNE ka akuzuar kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, se  me vetëdije mbajti peng krizën në Maqedoni, edhe pse mundej tre muaj më parë të pranojë ofertën e VMRO-DPMNE-së, që të refuzojë platformën dhe të përfundojë kriza.
 
Sipas tyre, populli çdoherë fiton dhe më në fund Zaevi publikisht u detyrua të refuzojë “Platformën e Tiranës” dhe konfirmoi se do të ndalë politikat anti-shtetërore dhe anti-nacionale. 
 
“Tani tërë përgjegjësia mbetet te Zaevi. Ai duhet të zgjedhë nëse do ta hedh poshtë dygjuhësinë e bankënotave, uniformave dhe miratimin e rezolutës për gjenocid ndaj shqiptarëve, ose do ta shkelë fjalën dhe do të niset në anën e kundërt të premtimeve të dhëna para popullit të tij”,- thuhet në kumtesën nga VMRO, të cilët përkujtojnë se çdo hap i mëtejshëm i liderit të LSDM-së do të ndiqet me kujdes.
 
REJHANE BUSHI-METAJ