Botë
Siri, ISIS masakron 50 persona, mes tyre edhe fëmijë
19.05.2017 14:59
Më shumë se 50 persona janë masakruar në Siri, përfshirë 24 gra dhe fëmijë në fshatra, ku shumica e banorëve i përkasin degës “Ismaili”, pjesë e rrymës shiite...

Ekstremistët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, i prenë kokën disa të burgosurve dhe përdorën tulla për të vrarë fëmijët përpara se të copëtoheshin nga gjymtyrët e tyre gjatë sulmeve të tmerrshme në provincën në Hama, në Sirinë qendrore.
Të paktën tre nga civilët, një burrë dhe dy fëmijët e tij, u ekzekutuan me thika, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani. Kjo ka ngritur frikën e një mizorie të re që pasqyron ato të kryera më herët ndaj komuniteteve të tjera, përfshirë pakicat etnike Yazidi në Siri dhe Irak.
Ekstremistët e ISIS-it janë të njohur për gjymtimin e trupave të kundërshtarëve të tyre, veçanërisht të pjesëtarëve të sekteve të tjera sesa islamit sunit. Në mars të vitit 2015, grupi vrau dhjetëra njerëz dhe rrëmbeu rreth 50 civilë në një sulm atje.
REJHANE BUSHI-METAJ
