Maqedoni

"Parakalimi i maturantëve 2017", maturantët dhanë betimin: I themi jo dhunës

19.05.2017 15:34

Rreth 1000 maturantë nga 16 shkolla të mesme të Shkupit dhe shumë moshatarë të tyre nga Struga, Ohri...

Rreth 1000 maturantë nga 16 shkolla të mesme të Shkupit dhe shumë moshatarë të tyre nga Struga, Ohri, Strumica e Gjevgjelia vallëzuan kadrilin në Manifestimin tradicional "Parakalimi i maturantëve 2017" në sheshin "Maqedonia". Maturantët dhanë betimin e tyre se kurrë nuk do të mbështesin dhunën. Mbi të gjitha, ata u zbavitën sot.  
 
“Ishte shumë e lehtë dhe zbavitëse”,- u shpreh një maturante.
 
“Ishte shumë e bukur, erdhën në shkollë e na treguan, ishte e lehtë dhe u zbavitëm”,- theksoi një maturant. 
 
Vallëzimit të maturantëve iu bashkëngjitën edhe shefi i misionit të BE-së, Samjuel Zhbogar, dhe kreu i Shkupit, Koce Trajanovski.
 
“Uroj të shfrytëzoni sfidat e reja dhe përjetimet të cilat sinqerisht shpresoj që do të arrini me sukses t’i mbizotëroni me elanin rinor, energjinë dhe entuziazmin”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. 
 
Organizatorët shpresojnë që ky shembull të trashëgohet në gjeneratat e ardhshme të cilat do të vazhdojnë traditën e deritanishme për të shpërndarë porosinë për paqe dhe tolerancë në botë. Për herë të parë vallëzimi i maturantëve u organizua në Lubljanë, në vitin 2001, ndërsa në Maqedoni për herë të parë u mbajt në vitin 2007, në Shkup dhe në Ohër.
 
LEUNORA KALIQI