Maqedoni
Kriza politike, BE fton në takim liderët e Ballkanit
19.05.2017 15:46
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me kryediplomaten e Bashkimit Europian...

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me kryediplomaten e Bashkimit Europian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE.
Nga zyra e saj kanë konfirmuar se Federica Mogherini ka ftuar liderët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, në Bruksel, për të diskutuar rreth situatës në rajon dhe rrugën që kanë përpara këto vende. Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila ka filluar të zgjidhet pas nominimit të mërkurën të mandatarit të ri.
Edhe në Shqipëri duket se kriza po shkon drejt zgjidhjes me dakordimin për një datë të re për zgjedhjet dhe për një qeveri teknike.
Edhe Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale.
