MAQEDONI

K.H.: Në Maqedoni shkelje serioze e të drejtave të njeriut

28.05.2014 17:16

Dëmtime serioze të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe parimit të sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor, janë evidentuar në raportin e sivjetmë të Komitetit të Helsinkit…….

Dëmtime serioze të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe parimit të sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor, janë evidentuar në raportin e sivjetmë të Komitetit të Helsinkit.

Vlerësimi për vitin e kaluar tregon se në sferën e gjyqësisë është zvogëluar numri i lëndëve gjyqësore, por edhe më tej thellohen shumë probleme sistematike.

Janë konstatuar shkelje  të prezumimit të pafajësisë, shqiptimi i vendimeve identike për paraburgim, mosrespektimi i vendimeve të Kryetarit të Gjykatës Supreme për incizimin e seancave, shkelja e së drejtës se gjykimit në afat kohor të logjikshëm, por edhe tejkalimi i afateve për përgatitjen e gjykimeve.

Komiteti i Helsinkit e potencon edhe përdorimin e procedurës së shkurtë për miratimin e ligjeve, me ç’rast përjashtohet pjesëmarrja e ekspertëve. Diskriminimi është paraqitur në bazë të përkatësisë politike, etnike, diskriminim ndaj romëve dhe në bazë të orientimit seksual, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit. (Flutura Latifi, TVM2)