Vendimi për lirimin e Koçanit nga paraburgimi, PPS e dorëzon ankesën në Gjykatën Penale

19.05.2017 17:11

Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar tashmë ankesën në Gjykatën Penale....

Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar tashmë ankesën në  Gjykatën Penale për mosparacaktimin e masës për paraburgimin e biznesmenit, Sead Koçan.

Tani Këshilli Penal i Gjykatës ka 48 orë në dispozicion për të rishqyrtuar vendimin e gjykatëses, Daniela Dimovska, e cila e lëshoi në liri Koçanin, kundrejt një garancie prej 1 milion eurosh dhe marrjes së pasaportës.

Nëse këshilli konfirmon vendimin e gjykatëses nga procedura paraprake, atëherë ky vendim është përfundimtar.

Sead Koçan është i dyshuari kryesor në rastin "Trust" të PPS-së, në të cilin, si pronar i firmës "Transmet", së bashku me firmat "Sileks nemetali" dhe "Vato", me dokumente të falsifikuara ka fituar tender nga ELEM, me vlerë prej 17,2 milion eurosh.