Zaev nis bisedimet për qeverinë e re, Todorov firmos projektin për Q. K. “Nënë Tereza”

19.05.2017 17:20

Mandatari i ri ka filluar bisedimet me partnerët e koalicionit për qeverinë e re....

Mandatari i ri ka filluar bisedimet me partnerët e koalicionit për qeverinë e re, por qeveria aktuale vazhdon punën e saj.

Ministri Todorov vazhdon me nënshkrimin e projekteve të reja. Sot nënshkroi projektin për ndërtim e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”.

Marrëveshja është nënshkruar me kompaninë “Granit”, “Beton” dhe INSO, sistemet italiane. Vlera e marrëveshjes arrin rreth 71 milionë euro, ndërsa parashikon punët ndërtimore të kryhen në afat prej 45 muajve nga fillimi i ndërtimit.

Sipas Todorovit, në ndërtimin e qendrës së re do të vendosen standarde të reja për cilësi të shërbimeve shëndetësore në Maqedoni.

Objekti do të ketë  një nivel nëntokësor, përdhese, nëntë kate dhe helipad bashkëkohor për transport të pacientëve në nivelin e 10.

Objekti i ri do të ketë një sipërfaqe prej 46.987 metrash katrorë dhe 531 metra katrorë helipad.