Zgjidhja e krizës - Kociançiq: Nuk është mrekulli, por punë dhe vullnet politik
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq....

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se zgjidhja e krizave politike në Maqedoni dhe Shqipëri është rezultat i një pune të fuqishme dhe i vullnetit politik.
“Nuk jam e sigurt nëse mund ta quaj mrekulli, më shumë është rezultat i një pune të fuqishme dhe e vullnetit politik. Kur flisni për Ballkanin Perëndimor, ai është një rajon me perspektivë europiane, prandaj Unioni është fuqishëm i përkushtuar në këtë rajon. Kjo vlen si për IJRM-në, edhe për Shqipërinë”,- deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.
Kociançiq konfirmoi takimin e 24 majit të kryediplomates europiane me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
KRIZA POLITIKE, BE FTON NË TAKIM LIDERËT E BALLKANIT
Federica Mogherini ka ftuar liderët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, në Bruksel, për të diskutuar rreth situatës në rajon dhe rrugën që kanë përpara këto vende. (Rexhep Qamili, TVM2)
