Besa merr ftesën nga Zaev: Po në qeveri, por jo me ata që hetohen nga PSP

19.05.2017 19:44

Edhe Lëvizja Besa ka marrë ftesë zyrtare nga LSDM....

Edhe Lëvizja Besa ka marrë ftesë zyrtare nga LSDM për të biseduar rreth mundësive që të kyçet në Qeverinë e re.

Nga Lëvizja Besa mbeten në qëndrimin se kusht për të marrë pjesë në Qeveri është mospërfshirja zyrtarëve nën hetime nga Prokuroria Speciale Publike, gjithsesi vendimi përfundimtar do të varet nga rrjedha e bisedimeve, thonë nga  Lëvizja Besa.

Nga Lëvizja për Reforma në PDSH, shpresojnë  që të gjitha subjektet politike, të cilët i dhanë mbështetje Zaevit që të marrë mandatin, do t’i qasen me konstruktivitet formimit të Qeverisë reformatore.